G-BANI publikon këngën kushtuar Koronavirusit (VIDEO)
Në kohën kur në Shqipëri tashmë numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 38 dhe situata është kritike ku shumë njerëz janë izoluar dhe disa të tjerë mundohen të ruhen sa ma shumë, reperi i mirënjohur G-Bani i ka kushtuar këngë koronavirusit.

G-BANI sapo ka publikuar klipin "Dorën nuk ta jap" ku i referohet virusit ku shumë shqiptarë tashmë zor se i japin dorën njëri tjetrit në mënyrë për t'u shmangur sa më shumë infeksionit.

Ndërkohë kënga ka marrë mbi 5 mijë klikime në pak orë ndërsa teksti është shkruar si gjithmonë nga vetë G-BANI.

Për më shumë dëgjoni këngën. /albeu.com/

Shtuar më 14/03/2020, ora 17:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori