Një vdekje dhe 22 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 22 raste të reja me Covid-19 dhe një vdekje.

Po ashtu gjatë së njëjtës periudhë janë shëruar 20 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 428.

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë dhënë 6.239 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.549.215 doza të vaksinës./albeu.com

 


Shtuar 27.10.2021 15:07