Bayern Munchen arrin marrëveshjen me Kyle Walker

Tifozët e Bayern Munchen presin arritjen e marrëveshjes për Harry Kane, ndërkohë që drejtuesit bavarezë kanë siguruar një tjetër përforcim nga Premier League.

Bëhet fjalë për Kyle Walker, anësorin e djathtë të Manchester Cityt, i cili ka vendosur të nisë një aventurë të re pas 6 sezoneve në “Etihad”.

33-vjeçari, i cili mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes, ka arritur akordin me Bayern Munchen.

Ndërkohë që rekordmenët e futbollit gjerman duhet të bindin Manchester Cityn me ofertën e tyre.

Fituesit e “Tripletës” në edicionin e fundit, kërkojnë 15 milionë paundë për të lënë të lirë mbrojtësin e kombëtares angleze (76 ndeshje).

Shumë që Bayerni nuk e ka aspak problem ta paguajë. Walker fitoi 12 trofe kampionë me skuadrën e Pep Guardiolës.

Ai numëron 254 ndeshje dhe 5 tituj kampionë, teksa në sezonin e fundit shijoi edhe trofeun e Champions League.

Tani pret marrëveshjen mes dy klubeve për të nisur një etapë të re të karrierës, në Gjermani te Bayern Munchen aty ku trajneri Thomas Tuchel është gati t’i dhurojë një fanellë titullari dhe një post të rëndësishëm në skuadër.


Shtuar 14.07.2023 16:59