Futet një maune tek Dheu i Bardhë
Një maune me mallra është futur para pak minutash në Kosovë, nëpërmjet pikës kufitare tek Dheu i Bardhë. Televizionet kosovare kanë sjell pamje të maunes tek kalonte në pikën kufitare, e ndërkohë po shkonte drejt terminalit doganor. Pritet të shihet se cili do të jetë reagimi i protestuesve kur maunja të afrohet tek vendi ku është i bllokuar.

Aktivistë të Vetëvendosjes kanë filluar mobilizimin dhe përgatitjet që të qëndrojnë më gjatë në protestën e sotme. Mësohet se protestuesit kanë filluar të pajisen me batanije dhe gjër tjera që iu duhen për të qëndruar edhe më gjatë në protestë.

Policia ka njoftuar se situata deri në këto momente është e qetë dhe se protestuesit po protestojnë të qetë.
“Njëra krosi është e lirë për qarkullim, mirëpo deri më tani nuk ka pasur qarkullim. Nuk ka pasur asnjë kalim të mauneve”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë, në një intervistë për RTK-në.
Shtuar më 22/01/2012, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori