Futet në morg të shohë kufomën e gruas por kap infermierin nekrofil
Pëlqej
Një burrë i cili kishte mbetur zemërthyer pas vdekjes së grua, kishte mbetur i shokuar kur kishte zënë infermierin duke bërë marrëdhënie me kufomën e gruas së tij, në momentin kur u fut në spital për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Ai kishte rrahur aq keq maniakun seksual, i cili më pas është dorëzuar në polici në qytetin La Paza në Bolivi.

Tani Gover Macuchapi 27-vjeç po përballet me akuzë të rëndë – marrëdhënie seksuale me kufomën e një pacienteje e cila ishte e shtrirë në spitalin ku ai punonte.

Shefi i policisë Douglas Uzkivano, ka deklaruar se incidenti kishte ndodhur një orë pasi pacientja 28-vjeçe kishte vdekur në klinikën e La Paza.

“Familjarët e gruas së vdekur kishin shkuar në spital për t’i paguar shpenzimet e trajtimit të saj.

Ndërkaq burri ishte futur në morg ku kishte zënë një infermier duke bërë seks me gruan e tij të ndjerë”, ka shtuar ai.

Burri i paemëruar ka deklaruar për mediat lokale se kishte goditur maniakun seksual kur e kishte kuptuar se çfarë po ndodhte.

Ndërkaq, infermieri është munduar të arsyetoj veprimin e tij duke thënë se ishte në gjendje shoku.

“Diçka ka ndodhur. Më duket sikur të ishte në ëndërr.

Momenti tjetër më kujtohet goditja e burrit të gruas së ndjerë”, ka shtuar ai.

Në gjykatë kanë bërë të ditur se infermieri nuk mund të gjykohet për nekrofinë pasi një shkelje e tillë nuk ekziston sipas ligjeve të tyre.




Shtuar më 18/07/2018, ora 07:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori