Fustani e nxorri "zbuluar" në Festival, Xhesika Polo: Mendje të sëmura (FOTO LAJM)
Fustani i
Xhesika Polos në gjysmëfinalen e "Festivalit të Këngës" ka marrë shumë vëmendjen. Në portale u shkruajt se këngëtares i duket zona intime, kur në fakt në
foton e postuar nga
Xhesika shihet qartë se ajo ka veshur pantallona ngjyrë nude poshtë fustanit.
Këtë e ka sqaruar edhe
Xhesika me postimin e fundit në Instastory.
"Kjo në të majtë ishte veshja ime në natën e dytë të Festivalit 59 në RTSH! Kjo fotoja në të djathtë është
foto që po qarkullon në rrjet këto dy ditë me komente të tmerrshme me mllef e vrer! Unë sot u hasa me të dhe jam e shokuar. Nuk dua të zgjatem shumë ama dy fjalë do i them.
Më vjen keq për mendjen e semurë që tregon ajo
foto e bërë në atë mënyrë, që ndjesia e vetme që morën nga kënga ime ishte të shkrepnin me vrap këtë
foto dashakeqe që të ndiheshin pak më mirë për veten. Veshja ime nuk është transparente dhe kjo shihet qartë në
foton me cilësi!
Kushdo që ka njollosur imazhin tim do përballet me instancat përkatëse sepse nuk është normale të lëndoni njerëzit dhe të flini rehat! S'e di si ju zë gjumi. Unë gjithsesi do fle shumë e qetë sot pasi kam bërë një këngë shpirti që e kanë vlerësuar dhe e kanë dashur mijëra njerëz dhe për mua kjo ka rëndësi", shkruan
Xhesika.
Shtuar më 24/12/2020,
ora 13:41