Fushata elektorale, Rama pritet me protestë nga banorët e Lushnjes
Kryeministri i vendit Edi Rama është pritur pasditen e sotme me protestë në qytetin e Lushnjes .

Sipas informacioneve të para bëhet me dije se sipantizantë të Partisë Demokratike nga Lushnja, Fieri, Rrogozina, Divjakë dhe qendra të tjera periferike po e presin kryeministrin Rama me pankartat “Rama Ik”. Efektivët e policisë janë duke i ndaluar protestuesit për tu afruar në vendin ku do të zhvillohet takimi.

Mes protestuesve është vën re dhe ish-deputeti Luan Baçi.

Theksojmë se fushata elektorale është duke u zhvilluan në masa të rrepta policie.
Shtuar më 12/06/2019, ora 19:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori