Furtunë tek shefat e komisariateve: Kush ikën dhe kush e zëvendëson
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka miratuar sëfundmi një mori ndryshimesh tek krerët e policive në rrethe.

Abcnews.al se Shefi i Komisariatit të Shkodrës Lorenc Meta është emëruar zv.drejtor për Hetimin e Krimit në Drejtorinë e Policisë, Shkodër.

Në vend të Metës, në krye të komisariatit të Policisë së Shkodrës është emëruar Ilir Dedja.

Ndryshimet kanë prekur edhe komisariatin e Mirditës, ku shefi Alfred Cenaj është larguar nga aty duke shkuar si i komanduar shef komisariati në Berat.

Në vend të tij në Mirditë është emëruar Naim Lala, ndërsa Ermal Lulaj është emëruar shef komisariati në Skrapar. /albeu.com/

Shtuar më 15/10/2019, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori