Furtunë në Policinë e Shtetit, 17 drejtues do të lëvizin nga detyra
Disa shefa komisariatesh në kryeqytet kanë lëvizur nga detyra si dhe po përgatiten lëvizje edhe të disa drejtorëve dhe rrethe dhe zv/drejtorëve të Përgjithshëm.

Ndryshimet vijnë pas pezullimit të Haki Çakos nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, nga Gjykata e Tiranës, në lidhje me hetimet për skandalin e përgjimeve. Gazeta "Shqip" raporton për 17 drejtues të policisë që do të lëvizin nga detyra.

Alket Shatro është komanduar shef i Komisariatit Nr.4, ndërsa Fatmir Lleshi që drejtonte këtë komisariat është transferuar në Berat dhe do të marrë detyrën e drejtorit.

Afrim Tafa që ishte drejtor në Berat, është transferuar në policinë kufitare të Kukësit. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2016, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori