Furtuna pushton bregdetin shqiptar në këto data
Dimri nuk është larguar ende nga Shqipëria. Këtë e pohojnë edhe vetë metorologët.

datat 23 dhe 24 shkurt, vendi ynë do të përfshihet nga erara të forta që do të krijojnë probleme për mjetet lundruese.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi se në datat 23 dhe 24 shkurt 2019, bregdeti ynë do të përfshihet nga erëra me drejtim veri - verilindje dhe forca e detit do të jete 7 shkalla Boufort.

“Ju rikujtojmë që njoftimi ka për qëllim të paralajmerojë çdo subjekt të interesuar që ushtron veprimtari në fushën e detarisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.”/albeu.com/
Shtuar më 22/02/2019, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori