Furgoni i mallrave përplas për vdekje këmbësorin në Lezhë
Një këmbësor është aksidentuar për vdekje në superstradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të ishull Lezhë këtë të dielë.

Sipas informacioneve të para bëhet e ditur një se furgon mallrash ka përplasur për vdekje këmbësorin, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Po ashtu mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lezhë/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot ,në Ishull Lezhë,në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues B.Gj.,ka aksidentuar një këmbësor ,ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 22/11/2020, ora 19:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori