Messi gati për të vendosur rekordin e radhës në La Liga

Messi është afër të vendos një rekord të ri në La Liga.

Messi ka fituar shtatë herë çmimin “Pichichi” për golashënuesin e La Ligas duke lënë prapa Telmo Zarran i cili kishte fituar gjashtë herë këtë trofe.

Por, 33 vjeçari është afër të thyejë një rekord tjetër, në kategorinë e golashënuesit.

Messi tani ka 29 gola, shtatë më shumë se Benzema dhe Moreno dhe në rast se ai shpallet golashënues i vitit, gjë që është shumë e mundur, do të thyejë një rekord të ri.

Messi me fitimin e “Pichichit” të 5-të me radhë do ta thyejë rekordin e Alfredo Di Stafnos dhe Hugo Sanchez të cilët kanë fituar nga katër herë me radhë.


Shtuar 16.05.2021 12:48