Fundoset anija me 470 persona në Korenë e Jugut (FOTO-VIDEO)
Një anjie e Koresë Jugore është fundosur me rreth 470 persona në bord, në bregdetin jugperëndimor të këtij vendi. Ndërsa zyrtarët vendorë kanë konfirmuar vdekjen e të paktën dy personave.

Për shpëtimin e të mbijetuarve janë dërguar 18 helikopterë dhe 34 anije në këtë hapësirë, ndërsa deri tani kanë arritur të shpëtojnë 180 njerëz.

Mediat lokale thonë se udhëtarët ishin studentë dhe shkonin në një ekskursion shkollor. Por ende nuk është i qartë shkaku i këtij aksidenti të rëndë. /albeu.com/
Fundoset anija me 470 persona

Shtuar më 16/04/2014, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori