Fundjava u mbyll me reshje, si pritet të jetë moti nesër e në vazhdim
E njëjta situatë, reshje dhe vranësira do të na shoqërojnë edhe gjatë fillimit të javës në vijim.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, e hëna do të nisë me kthjellime, por që do t’i lenë vendin vranësirave, që do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme.

Moti do të përmirësohet të mërkurën, por të premten pritet të jetë problematike era, kryesisht për ata që ndodhen me pushime përgjatë vijës bregdetare.

Ajo do të jetë relativisht intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 4-8m-s.

Parashikimi sipas SHMU:

Java nis me ditën e Hënë me kushte jo të qëndrueshme meteorologjike. Moti do të nis me kthjellime por shumë shpejt nisin shtimet e vranësirave mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore dhe ato kodrinore reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive e lokalisht rebesh shoqëruar me breshër.

Duke filluar nga dita e Martë nis përmirësimi i kushteve atmosferike. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore dhe zonat përreth tyre. Në këto zona do të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive dhe në zonën e juglindjes edhe rrebeshe shoqëruar me breshër.

Duke nisur nga dita e Mërkurë deri ditën e Premte moti do të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në orët e mesditës.

Por duhet theksuar se deri ditën e Premte do të jetë elementi i erës që do të jetë problematik kryesisht për ata që ndodhen me pushime përgjatë vijës bregdetare. Ajo do të jetë relativisht intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 4-8m-s. Hera-herës era me rrahje me shpejtësi deri në 10-18m-s.
Shtuar më 05/07/2020, ora 19:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori