Prindërit e dinin në shkollë, 13 vjeçari po luante me biçikletë në momentin kur u përplas (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të mërkurës ku një adoleshent ndëroi jetë si pasoje e përplasjes nga një automjet.

13 vjeçari ishte duke bërë xhiro me bicikletën të cilën prindërit ja kishin blerë vetëm dy ditë më parë. Lidhur me këtë nfgjarje të rëndë, ka reaguar në rrjetet sociale dietologia Blerina Bombaj e cila jeton në fshatin Domje dhe e njeh mesa duket familjen e të miturit, për të cilin thotë se ishte 13 vjec, dhe se familja e ka marrë vesh vonë, duke menduar si i biri ishte në shkollë.

“Djali ka nderruar jete ne moment, dje rreth ores 10.30. Eshte derguar ne spital nga kalimtare, pasi makina eshte larguar, dhe prinderit e kane marre vesh ne mbasdite vone, duke menduar se femija ishte ne shkolle. Jam thellesisht e trishtuar, nuk gjej fjale ngushellimi! Por dua tju bej thirrje prinderve, mos ju jepni bicikleta femijeve ne kete vend te papergjegjshmish!”.

Njoftimi i Policisë ditën e djeshme:

Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi i shtetasit A. H.,25 vjeç, banues në Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën, me sens lëvizjeje nga Kamza për në rrugën e Rinasit, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me paspjë vdekjen, çiklistin shtetasin e mitur O. Ç.,16 vjeç, banues në Domje.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shtuar më 19/09/2019, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori