Aksident i frikshëm mes Tiranës, autobuzi plot pasagjerë përfundon mbi trafikndarëse (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Tiranë. Një autobuz i linjës, Tirana e Re ka shkaktuar një aksident në zonën e “ish-stacionit të Trenit”.

Sic mund t’a shihni në videot e bashkëngjitura lajmit, të siguruara nga Albeu.com, autobuzi ka hipur mbi trafikndarëse.

Mësohet se fatmirësisht nuk ka pasagjerë të lënduar ndërkohë disa shihen të ulur në trotuar të tronditur nga përplasja.

Dëshmitarët për albeu.com bënë me dije se pak para aksidentit vunë re, lëvizjet e cuditshme të autobuzit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 11.07.2021 12:29