Fundi i mbikqyrjes, Panariti: Hap i rëndësishëm për të gjithë Ballkanin
Ministri i jashtëm i Shqipërisë Edmond Panariti merr pjesë sot në konferencën ndërkombëtare me temën: “Kapitujt e mbyllur në Ballkan” që po mbahet në Prishtinë.

Në fjalën e tij ai theksoi se fundi i mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës është dëshmi e progresit të gjithanshëm të Kosovës si një shoqëri multietnike dhe si shprehje e gjallë e kapaciteteve të institucioneve për të marrë në dorë fatet e vendit.


"Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm domethënës për të gjithë Ballkanin, për tu ndarë përfundimisht nga e kaluara dhe hapur kapitullin e mundësive të reja të prosperitetit, bashkëpunimit, paqes dhe integrimit. Jam i bindur se Kosova do të ecë përpara drejt refomave transformuese për përmirëismin e jetës së qytetetarëve dhe intergimin në Bashkimin Europian për tu shndërruar në një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon” theksoi Panariti.

Gjithashtu ministri Panariti vlerësoi edhe planin e ish-presidentit të Finlandës Marti Ahtisari si një zgjidhje unikale për Kosovën ndërsa shtoi se pavarësia e saj është një realitet i pamohueshëm. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2012, ora 10:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori