E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Fundi i Botës: Edhe Ibra i Kuq bëhet Charlie!
Nga Salih Kabashi - Kush, tash e tutje,do ta luftojë e demaskojë UDB-në! Bile, edhe kush do të na pajtojë me UDB-në? Kush tash e tutje do të shkruajë tekste që pothuajse s'i lexon kush?

Në Maqedoninë fatkeqe do të pritet një kohë ku me e dijtë se sa të gjatë deri sa atyre t'u rikthehet Konversori i Madh, ai që nga ortodoksë sllavë të Rekës don të bëjë me zor e me hatër - shqiptarë !

Ibra i Kuq, tash Charlie, do ta lërë të qetë vrasësin e Jusuf Gërvallës.

Charli Kelmendi do ta pushojë edhe luftën e polemikat me Sabri Maxhunin e sidomos me Emin Fazlinë-Emil Kastriotin se kush, ai apo ata, ishin më spiunë UDB-eje.

Charlie Ibra më nuk do të merret as me grafologjinë e letrave të Xhafer Shatrit, i cili për ta bërë UDB-ën lopë korrespondencat i mbante me shkrime me bojë bio-tamblin e lopëve.

Riza Salihun e shpallur nga Ibra i Kuq vrasës direkt i Jusuf Gërvallës, Bardhoshit e Kadri Zekës, tash të njëjtin nga i njëjti mund të propozohet për dekorim me titullin Hero i Kosovës.

Ibra Charli i Kuq që po retushon edhe biografinë njësoj si fotografinë e tij prezente është duke e imagjinuar veten në një luftë të re, të ngjashme me të gjitha betejat e tij të nisura e të braktisura.

(Ibra i Kuq, në njërën nga fotot duket paksa i retushuar, apo jo?!) /albeu.com/

Reagimi i Salih Kabashit vjen pas reagimit të Ibrahim Kelmendit pas opinionit të kryeredaktorit të Portalit Albeu, Idaver Sherifi me titullin: 'Kur Charlie "vret"'

http://www.albeu.com/opinion/idaver-sherifi/kur-charlie-vret/184618/
Shtuar më 16/01/2015, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori