Fule: I dërgova letër Berishës 3 ditë para demonstratës
“Unë shpresoj që udhëheqësit e të dy krahëve do të kuptonin pasojat, nëse ata do të vazhdojnë të sillen rreth kësaj orbite. Ata duhet ta kishin kuptuar se ajo që po ndodh tani shkon në të vërtetë në kurriz të Shqipërisë dhe në kurriz të interesave të shqiptarëve”. Kjo ishte deklarata e bërë nga Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë në Bashkimin Evropian Stefan Fule në mbledhjen e Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian.

Ai u shpreh se disa ditë para demonstratës, ai i kishte dërguar një letër qeverisë shqiptare për reformat, ngërçin politik dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale, letër në të cilën ai vetë ofronte sërish ndihmë për negociata si ato te “Krokodili” në Strasburg, nëse do të ishte nevoja.

“Ne patëm nisur një letër disa ditë para kësaj demonstrate, ku për fat të keq njerëzit u vranë jashtë dyerve. Këtë letër ia drejtuam qeverisë dhe aty ngrinim çështjet që qëndrojnë që prej raportit të fundit të progresit mbi zgjerimin, duke theksuar se duhen bërë të gjitha përpjekjet për adresimin e sfidave përpara zgjedhjeve lokale të majit, një palë tjetër zgjedhjesh këto që po afrohen. Dhe pika e tretë ishte ritheksimi se pa zgjidhje reale të ngërçit politik do ishte shumë e vështirë që të arrihej ndonjëfarë progresi, për sa i takon perspektivës evropiane. Por çfarë është më e rëndë akoma është se e gjithë kjo po sjell pasoja për jetën e njerëzve në Shqipëri”, pohoi Fyle.
Shtuar më 27/01/2011, ora 16:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori