Plagosja e nënë e bijë në Fushë Kosovë, si tentoi autori t’i shpëtonte prangave të policisë (detajet)

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen e nënë e bijë, ditën e djeshme, 28 janar, në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë.

Fillimisht u raportua se autori që plagosi nënë e bijë u arratis nga vendngjarja. Gjashtë orë pas atentatit të plagosjes, autori u gjet i plagosur nga policia e Kosovës,.

Ai ndërroi jetë në QKUK.

Më tej policia tha se për arrestimin e të dyshuarit janë shkrepur edhe të shtëna me armë zjarri.

“I dyshuari në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, duke bërë kështu që Policia t’i ndërmarrë të gjitha veprimet policore në përputhje me autorizimet e tyre. Ndërkaq që sulmi ndaj policisë është neutralizuar i dyshuari në përpjekje e sipër për t’iu shmangur arrestit policor, në rrethana që aktualisht po trajtohen ka marrë plagë nga shkrepja e armës së zjarrit”

Në njoftimin e Policisë u tha se ka baza të forta dyshimi për vetëplagosje mirëpo policia së bashku me autoritetet e tjera po heton rastin.

“Aktualisht përkundër që ka baza të forta dyshimi për vetëplagosje, policia bashkërisht me autoritetet e tjera relevante ligj zbatuese po heton me përpikëri të gjitha rrethanat që karakterizojnë rastin”./albeu.com.