Ftesa e Ramës, mësohet çfarë u vendos në takimin e Bashës me aleatët
Pas ftesës së kryeministrit Rama për dialog, kreu i opozitës Lulzim Basha ka thirrur aleatët në një takim i cili zgjati afërsisht një orë në selinë blu ku e pranishme ka qenë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Mesohet se gjatë mbledhjes u diskutua lidhur me datën e ardhshme të protestës së opozitës dhe ftesën e Ramës për dialog. Mësohet se opozita e bashkuar ka vendosur unanimisht që të mos ulet në dialog me kryeministrin Rama për Reformën Zgjedhore.

Të sapo dalë nga takimi me Bashën, Kryemadhi dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shprehën se nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Ramën.

Mbledhja e opozitës vjen menjëherë pas ftesës e kryeministrit Edi Rama për dialog pa kushte për Reformën Zgjedhore. Basha ka reaguar pas letrës së Kryeministrit Rama, duke e quajtur si ofertë të pasinqertë.
Shtuar më 18/09/2019, ora 20:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori