Fshehu kokainën në pjesët intime dhe u nis drejt Sarandës, si u kap i riu nga Tirana
Në Sarandë është arrestuar nga policia një 36-vjeçar pasi është kapur me kokainë. Mësohet se është arrestuar shtetasi me inicialet Sh. K., lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.

36-vjeçari u arrestua në vendin e quajtur ‘Ura e Kranesë’, teksa vinte me mjetin e tij nga Tirana për në Sarandë. I riu për t’i shpëtuar ndonjë kontrolli policor, e kishte fshehur drogën në organet gjenitale.

Pasi policia i bëri kontroll në makinë dhe në trupin e tij iu gjetën 50 gr kokaine.
Shtuar më 29/09/2019, ora 08:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori