E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Fshehu emrat dhe dënimet, zvarritet gjyqi kundër Elvis Roshit
Prej më shumë se një muaji, gjykata e Tiranës">Tiranës ende nuk ka vendosur nëse do të pranojë kërkesën për gjykim ndaj ish kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshit. Ai i akuzohet për falsifikim të dokumenteve, akuze e cila ka të bëjë me formularin e dekriminalizimit, ku Rroshi kishte shënuar se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penale. Por nga verifikimi i prokurorisë rezultoi se kishte patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani.

Përveç mungesave të palëve në proces dhe problemet me njoftimin, një tjetër shkak për zvarritjen e këtij procesi paraprak, ishte dilema se kush gjykatë ishte kompetente për të gjykuar Rroshin, ajo e Kavajës apo gjykata e Tiranës">Tiranës shkruan TCH.

Për këtë arsye, gjykata i kërkoi prokurorisë që të specifikonte nëse Rroshi e kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit në Kavajë, apo në Tiranë. Sipas verifikimeve të prokurorisë rezultoi se Elvis Roshi e kishte plotësuar formularin në Tiranë dhe për rrjedhojë vepra penale e falsifikimit është konsumuar në Tiranë, duke bërë kompetente gjykatën e Tiranës">Tiranës.

Por edhe pas sqarimit të këtij momenti avokati mbrojtës i Rroshit kërkoi një tjetër shtyrje, pasi pretendoi se duhet të njihet me aktet në tërësi. Për këtë arsye gjykata e ka shtyrë për ditën e martë dhënien e vendimit për pranimin e kërkesës për gjykim ose jo.
Shtuar më 04/06/2018, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori