Të tjera detaje zbardhen nga
operacioni i koduar “Stacioni”, ku u sekuestruan rreth 1.2 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e si pasojë u arrestua një grua teksa u shpall në
kërkim ish-bashkëshorti i saj.
Mësohet se servisi ku u krye
operacioni blic, është në pronësi të shtetasit Dode Markvukaj, ky i fundit i shpallur në
kërkim.
Policia kishte marrë informata se ky servis përdorej për tregtim narkotikesh dhe ndaj efektivët shkuan për kontroll.
Por gjatë operacionit, brenda servisit ndodhej vetëm shtetasja Vera Preka, e cila kishte të përshtatur një dhomë si banesë pasi figuronte e ndare nga Dode Markvukaj.
Sasia e drogës është
gjetur nga
policia në lavatriçe.
Vera Preka dyshohet se kishte marre sinjalizime per kontrollin e policisë dhe kishte futur kanabisin brenda saj.
Ish bashkëshorti i saj, ishte dënuar më herët me arrest shtëpie për të njëjtën vepër penale por nuk është
gjetur në banesë.
Dyshimet e para jane se cifti i divorcuar përdorte servisin për shpërndarje narkotikësh në sasi të vogla, ndaj dhe vijojnë hetimet.
Shtuar më 19/11/2020,
ora 12:04