Fshehu dënimin për vjedhje në Itali, 9 muaj burg për ish-gjyqtarin
Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor ish-gjyqtarin Admir Thanza duke i i vendosur masën e dënimit me 9 muaj burg për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Ky dënim do të konvertohet në 18 muaj shërbim prove.

Thanza u akuzua për fshehjen e një dënimi në Itali, për vjedhje, gjetje kjo që iu konstatua gjatë procesit të Vetingut.

Ish gjyqtari e konsideroi të pabazuar në ligj akuzën e ngritur, teksa argumentonte se vendimi i gjykatës italiane nuk është vendim dënimi.

Në fund të shqyrtimit gjyqësor Gjykata e Tiranës vlerësoi se akuza është vërtetuar tek cdo dyshimi dhe për këtë shpalli të fajshëm Thanzën.

Shtuar më 31/05/2019, ora 13:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori