I vihet tritoli një banese në Durrës
"Fshehën 5 mld euro", Spartak Ngjela nxjerr të palarat e politikanëve shqiptarë
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë shumë të fortë dhe të padëgjuar më parë në News24.

Ngjela u shpreh se politikanëve shqiptarë iu janë gjetur rreth 5 miliardë euro në off-shore.

“Nëse nuk ka burg ka bashkëpunim. Shteti është nocion serioz. Institucionet janë nocione ligjore.

Deputetët i kanë bërë shtëpitë me korrupsion. 5 miliardë euro iu kanë gjetur politikanëve shqiptar në Off-shore nga të dyja krahët. Do t’i dorëzojnë me proces ligjor. Pse duan ta destabilizojnë, sepse duan të shpëtojnë gjënë e vjedhur.

Maxhoranca është më e disiplinuar nga ndërkombëtare, arsyeja mund të jetë politikë. Politika është pragmatike, politika e mençur ul dëmin, por do ta paguaj”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2019, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori