Fshatrat nën ujë, kryebashkiakja jep alarmin për përmbytjet në Shkodër
Pëlqej
Situata në Shkodër vazhdon akoma të jetë shumë problematike ndërkohë që shumë nga fshatrat janë nën ujë.

Shirat nuk kanë të ndalur duke e përkeqësuar gjendjen edhe më shumë.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi në një lidhje në “News 24” tha se situata e përmbytjeve deri më tani është menaxhuar vetëm nga niveli lokal.

Ademi paraqiti një situatë alarmante ku theksoi se deri në orën 18 janë verifikuar rreth 5 mijë hektarë tokë të përmbytura.

“Deri në orën 6 pasdite ne kemi rreth 5 mijë hektarë toke dhe territore nën ujë, me mbi dy metra ujë”, tha Ademi. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018, ora 21:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori