Fshati italian plotësisht në karantinë, banorët janë pjesë e një “laboratori njerëzor" (FOTO LAJM)

Një fshat i tërë në Itali është plotësisht në karantinë për shkak të koronavirusit dhe banorët janë pjesë e një "laboratori njerëzor".

Fshati kodrinor i Nerolës, në dalje të Romës, me një popullsi prej 1.900 personash është shpallur zonë e kuqe, pasi u gjetën 77 raste me koronavirus.

Ushtria ka mbyllur gjithë fshatin nga pjesa tjetër e vendit me studiues mjekësorë që tani testojnë të gjithë banorët, me shpresën se mund të zbulohen më shumë rreth virusit vdekjeprurës.

Banorët nuk lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre as për ushqim ose ilaçe, pasi gjithçka u sillet në shtëpi.
Shtuar më 07/04/2020, ora 10:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori