“Frymëzohem nga Erdogani”, Milo i quan provokime deklaratat e Ramës
Pëlqej
Kryeministri Rama e ka shprehur hapur admirimin e tij për Presidentin e Turqisë Rexhep Tayyib Erdogan në një intervistë për agjencinë shtetërore turke Anadolu Ajans.

I pyetur nëse ndjen bezdi kur sulmohet për raportet e tij të afërta me Erdoganin, Rama thotë se e ka admiruar punën e tij si kryebashkiak i Stambollit duke u bërë një frymëzim për të gjatë drejtimit të Tiranës.

Por historiani Paskal Milo thotë se këto deklarata janë vetëm një provokim nga ana e Ramës për të prodhuar lajme.

“Deklaratat e tij janë provokuese. Provokuese në kuptimin e lëndës që i jep medias për ta patur në qendër të vëmendjes. Si kryeministër ai është jashtë kornizës. Është një politikan atipik. Nuk mund të presësh nga Rama një deklaratë që mund të bënte Milo ose përshembull Berisha. Ai ka një origjinalitet në mënyrën sesi shfaqet”,u shpreh historiani.

Më tej ai shton se Rama e konsideron Erdogan një lider të fortë që nëse vendos të thotë “po” për diçka e bën. “Rama i pëlqen këto tipa të fortë”, u shpreh Milo. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 21:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori