Frutat dhe perimet e nevojshme për stinën e verës
Stina e verës për shkak të temperaturave të larta kërkon një regjim të mirë ushqimor, fruta dhe perime të ndryshëm të cilat duhet të përfshihen patjetër në dietën e gjithsecilit.

Ja disa fruta dhe perime të cilat duhet të konsumohen gjatë stinës së nxehtë të verës:

Avokado- ky frut është burim fibrash dhe kalciumi. Mund ta përdorni në sallatë, sanduiç apo hamburger.

Qershi- të pasura me antioksidantë ju ndihmojnë për të luftuar vapën në këtë stinë të nxehtë.

Misra- të ziera ose thjesht të pjekura, nuk ka rëndësi. Misrat janë burim vitaminash si acid folik, niacin dhe vitaminë C.

Mashurka jeshile- janë të ulta në kalori, të larta në fibra si dhe burim kalciumi.

Limon- frut i pasur me vitaminë C. Përdoreni për të përgatitur kokteile ose si përbërës shtesë në sallatë.
Mango- frut i ëmbël plot lëng i cili zvogëlon yndyrën në trupin tuaj.

Pjeshka- frut i ulët në yndyrë, përmban 10 vitamina. Mund të shoqërohet dhe me akullore.

Manaferrat e kuqe-ndihmojnë në parandalimin e kancerit, dhe ngadalësojnë procesin e plakjes. Mund ti shtoni në kos.

Shalqi- është frutë i pasur me ujë, ju mban të hidratuar. Gjithashtu është i pasur me vitaminë A e cila ndihmon për të ruajtur shëndetin e syve.

Kungull- i pasur me ujë dhe fibra, është i rëndësishëm në menaxhim e peshës tuaj trupore.
Shtuar më 04/08/2020, ora 16:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori