Italia shënoi sot 10 407
raste të reja me koronavirus, ndërsa në spitale ndërruan jetë 261 persona.
Edhe pse rastet e reja janë duke rënë, autoritetet janë të shqetësuara për shkak të konstatimit të mutacionit të ri të virusit tek disa pacientë, raporton abcnews.al.
Versioni britanik i
koronavirusit u konstatua tek 6 pacientë në Napoli, të cilët ishin kthyer në
Itali para pezullimit të fluturimeve. Po ashtu,
raste të ngjashme janë konstatuar në Veneto dhe në Bari.
Shtuar më 26/12/2020,
ora 20:32