Frika nga koronavirusi, Rama sulmon portalet dhe Metën: Delenxhinjë e parazitë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me shqetësimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.

Rama shkruan se koronavirusi nuk luftohet me politikë, edhe pse llogaria e tij kamjaft postime duke sulmuar kundërshtarët dhe mediat.

Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik! Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit…

Fatkeqësisht ky vend në çdo vështirësi a fatkeqësi natyrore ose emergjencë shëndetësore që shfaqet,duhet të përballet dhe me fatkeqësinë e tij të të madhe të kanaleve e portaleve ku lulëzon injoranca,ligësia,dembelizmi e grykësia e maskarallëkut që në këto raste bëhet çnjerëzor..

Dhe në krye të të tërë delenxhinjve e parazitëve që lëshohen mbi publikun në nevojë për informacion, kanë dalë përsëri, si gjithnjë, politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dëshpërim, në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë!”-shkruan Rama.

Shtuar më 25/02/2020, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori