VIDEO/ “Zemrat e mia!”, bletërritësi grek qan me dënese teksa sheh bletët e djegura

Zjarret në Greqi kanë marrë përmasa të mëdha duke shkatërruar mijëra hektarë me pyje dhe kullota, ndërsa janë djegur edhe pasurio të tjera të banorëve të zonës. Dëmet në blegtori dhe bletari janë të pallogaritshme.

Raportohet se vetëm në zonën e Evrosit janë djegur 1 200 koshere bletësh. Videoja e një bletërritësi nga zona e Evrosit është bërë virale në Greqi, teksa ai qan me dënese teksa sheh se is koshered e tij janë shkatërruar nga zjarri.

“Zemrat e mia, si jeni bërë. Nuk kishit asnjë kërkesë, vetëm shërbenit duke prodhuar mjalt dhe patet këtë fat”, thotë bletërritësi teksa nuk i mban dot lotët.

Një hartë e publikuar dje nga NASA tregon se zjarret më të shumta në Greqi janë në zonën e Evrosit, ndërkohë që nuk mungojnë ato përreth Athinës duke e pushtuar qytetin grek me tym.

Raportohet se tymi i zjarreve greke a mbërritur deri në Maltë dhe Siçili./albeu.com


Shtuar 24.08.2023 12:10