Francezët gati të kthejnë verën e pashitur në xhel duarsh
Prodhuesit e verës në Francë kanë vendosur që verën që nuk është shitur ta kthejnë në xhel për duar dhe etanol, duke qenë se kërkesa e tregut për këto produkte ka qenë e lartë.

Mediat e huaj shkruajnë se për shkak të pandemisë shumë bare dhe restorante u mbyllën dhe për pasojë ra shitja e verës.

Gjithashtu edhe eksportet për këtë produkt ranë ndjeshëm, duke bërë që prodhuesit francez të kenë sasi të mëdha vere të pashitur.

FranceAgriMer tha që nga e premtja, 33 distileri janë autorizuar të mbledhin 2 milion hektolitra verë të pa shitur për ta shndërruar atë në etanol ose xhel hidro-alkoolik, në mënyrë që të lirojnë depozitat e prodhuesve.

Masa e jashtëzakonshme është miratuar nga Brukseli, dhe BE do të financojë distilimin, shtoi agjencia.
Shtuar më 05/06/2020, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori