Francesco Beccheti shet Agon Channel
Biznesmeni italian Francesco Beccheti ka vendosur që të shesë Agon Channel Italia. Bëhet fjalë për televizionin i cili u mbyll pasi prokuroria ngriti ndaj tij akuza të rënda për pastrim parash e mashtrim.

Francesco Becchetti ndodhet në Angli edhe pse kërkohet nga drejtësia shqiptare.

Një gjykatë në Londër refuzoi kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradim, ndërsa pala shqiptare nuk e apeloi vendimin.

Beccheti zotëron kanalin 33 të transmetimit digital në Itali. Mësohet se blerësit e rinj janë “Scripps Networks International UK Limited”, një grup i madh ndërkombëtar që po futet në tregun mediatik me shpejtësi, prej vitit 2008. Në Itali ky grup ka pak kohë që po operon. /albeu.com/


Shtuar më 24/07/2016, ora 10:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori