FOTO/ Rikthim në stadiumin ku u shkrua historia, mbrojtësi i Kombëtares shoqëron Romën në Tiranë

Roma ka zbarkuar në Tiranës paraditen e sotme, teksa në mbrëmje do të zhvillojë ndeshjen miqësore me Partizanin. Skuadra e drejtuar nga Murinjo dhe delegacioni italian u pritën në aeroport nga një pjesë e stafit të Partizanit.

Mes futbollistëve që janë grumbulluar për këtë ndeshje nga trajneri Murinjo, i pranishëm është edhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla.

23-vjeçari po rikuperohet pas dëmtimit të rëndë që pësoi në fund të kampionatit ndaj Milanit dhe do të rikthehet në fushë vetëm në fund të vitit, ndërkohë që me Romën ka ardhur për të shoqëruar skuadrën në vendin e tij.

Kumbulla ishte pjesë e Romës një sezon më parë, kur skuadra italiane fitoi Ligën e Konferencës, duke u bërë në këtë mënyrë skuadra e parë që fitonte atë trofe.

 


Shtuar 12.08.2023 15:38