Franca u jep nënshtetësinë qindra emigrantëve që mposhtën koronavirusin
Qindra migrantëve në Francë, të cilët kanë qenë në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit, u është njohur shërbimi në këtë shtet, në mënyrë që të fitojnë shtetësinë më shpejt sesa parashohin rregulloret.

Ministria e Brendshme e Francës ka ftuar banorët, që kanë shtuar përpjekjet për të luftuar koronavirusin, të aplikojnë për neutralizim.

Më shumë se 700 personave tani u është siguruar shtetësia apo janë në fazat e fundit të pranimit të tyre.

Aty përfshihen profesionistët shëndetësorë, mirëmbajtësit dhe punëtorët e dyqaneve.

Punëtorët e frontit të parë në gjithë botën i janë ekspozuar rrezikut të lartë të koronavirusit dhe shumë prej tyre kanë vdekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton ai, përfshirë mjekë dhe infermiere.

Franca është një prej dhjetë shteteve të prekura më së keqi nga infektimet me koronavirus me më shumë se 2.5 milionë raste të konfirmuara dhe gati 62,000 viktima.

Normalisht një aplikant i suksesshëm për natyralizim duhet të jetojë në Francë për pesë vjet, të ketë të ardhura stabile dhe të tregojë se është integruar në shoqërinë franceze.

Mirëpo qeveria ka thënë se kjo kategori e njerëzve që kanë luftuar koronavirusin mund të aplikojnë për shtetësi dhe nëse kanë jetuar vetëm dy vjet, për shkak të “shërbimit të tyre të mrekullueshëm”.

Më 2017, popullsia imigrante e Francës ka prekur shifrën 6.4 milionë, duke përfshirë një numër banorësh nga ish-kolonitë në veri dhe perëndim të Afrikës.

Sigurimi i shtetësisë franceze së fundmi është kthyer në proces tejet të ngadalshëm.

Numri i personave të natyralizuar ka rënë për 10 për qind më 2019, për dallim nga viti paraprak.
Shtuar më 23/12/2020, ora 17:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori