Franca merr masa, fillon ndalesa e daljes në rrugë për shkak të COVID-19
Rrugët në Francë u zbrazën për shkak të fillimit të ndalesësdaljes në rrugë e cila u vendos për shkak të rritjes së rasteve ditore të koronavirusit.

Rrugët e kryeqytetit Paris të cilat përgjatë ditës janë të tejmbushura filluan të boshatisen afër orarit të zbatimit të ndalesës. Banorët e Parsit nxituan të kthehen në shtëpi që nga ora 21:00 kur filloi ndalesa e daljes në rrugë.

Pas fillimit të kufizimit më së shumti nëpër rrugë ranë në sy të pastrehët, emigrantët dhe punonjësit e sektorit të pastrimit.

Për zbatimin e kufizmit të daljes në rrugë, qeveria krahas punonjësve të bashkisë mobilizoi 12 mijë policë dhe forca të xhandarmërisë.

Kjo masë që ndalon daljen në rrugë në kuadër të masave kundër COVID-19 hyri në fuqi për një periudhë 4 javore në orarin 21:00-06:00 për Parisin dhe zonat përreth tij si dhe për qytetet Grenoble, Lille, Lyon, Aix-en-Provence, Marseille, Rouen, Toulouse dhe Montpellier.

Dje në vend u shënuan 32.427 raste me COVID-19, shifra më lartë e rasteve ditore në vend dhe në Evropë që nga fillimi i pandemisë. Ndërsa me 90 vdekje numri i viktimave në Francë u rrit në 33.392.

Ndërkohë norma e testeve për COVID-19 që kanë rezultuar pozitive u rrit në 13.1 për qind.
Shtuar më 18/10/2020, ora 21:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori