Franca i quan "terrorist francez" sulmuesit e vrarë sot
Autoritetet franceze i kanë quajtur personat e vrarë sot, "terrorist francez" duke mënjanuar përdorimin e fjalëve të përdorura viteve të fundit "terrorist islamik" ose "terrorist mysliman" për persona të besimit mysliman që kryejnë vepra terroriste, transmeton Albeu.com.

Bazuar edhe në njoftimet zyrtare të autoriteteve franceze, edhe televizioni CNN, në strishat e njoftimit të vrasjes së terroristëve ka përdorur termin e njëjtë.

"Autoritetet: Vriten 3 terrorist francez", shkruante CNN.

Mendohet se Franca po përzgjedh me kujdes terminologjinë në mënyrë që të mos njollosë padrejtësisht një komunitet të tërë.

Më herët, policia franceze ka vrarë tre terroristë. Dy vëllezërit Kouchai me origjinë algjeriane por të lindur në Francë, dhe Amedy Coulibaly, i cili vrau një polic.
Shtuar më 09/01/2015, ora 23:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori