Fqinja e 25 vjeçarit hedh poshtë pretendimin e policisë: Bie drita në rrugicë, e kontrolloj çdo natë
Fqinja e 25-vjeçarit Klodian Rasha që u vra nga policia ka rrëfyer para mediave marrëdhënien me viktimën. Sipas saj, ai ishte djalë i urtë dhe gjatë pandemisë e pyeste shpesh nëse donte ta ndihmonte me ndonjë gjë pasi gruaja nuk dilte nga shtëpia.

Sa i përket aludimeve për ndriçimin e rrugës, fqinja shprehet se çdo natë që del për të mbyllur derën, arrin të shohë dritën, ndonëse shikimin e ka të dobët.

“Thoshte ‘Me se t’ju ndihmoj. Për cdo gjë jam këtu. Dhe kur t’ju ikin kalamajtë në Greqi jam këtu’. Cun i mirë, i urtë. Tani se c’thonë dynjaja se di. Nuk kam ndjerë as zhurmë, asgjë. Edhe tani që më tregoi djali, më erdhi keq. Rrinte gjithmonë tek bordura vetëm. Kishte motor. I thoja unë pse bleve motor? ‘Do punoj unë nëna Drita’ më thoshte. Unë e kontrolloj portën që e mbyll dhe bie drita. Deri këtu dal se nuk shoh. Nuk kam njeri që të më ndihmojë dhe jam e detyruar që të mos dal”, rrëfen fqinja.

Shtuar më 08/12/2020, ora 10:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori