Pas një viti punime, hapet qarkullimi në Urën e Tapizës (FOTO LAJM)

Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Ura e Tapizës në aksin Tiranë – Fushë Krujë është hapur.

Punimet në këtë urë kanë përfunduar, dhe qeverisë i është dashur një vit

Ura u shemb në mars të 2021 për t’i hapur rrugë ndërtimit të një të reje, dhe që prej asaj kohe mjetet kanë kaluar në një urë provizore.

Ura e re ka 3 korsi 40 metra, 13.2 gjerësi, 7.5 karrexhatë dhe në të dy anët e urës ka trotuare.

Për ndërtimin e urës së Tapizës janë adresuar 1.5 milionë dollarë nga fondi i Rindërtimit./albeu.com

 

 


Shtuar 16.02.2022 08:56