CEO i Dortmund: Bellingham? Ne nuk mund të luftojmë dot me ekipet e mëdha që e duan

Hans-Joachim Watzke, CEO i Dortmund, ka folur për të ardhmen dhe Jude Bellingham, ku shumë klube të mëdha janë pas tij.

“Do ta pyesim nëse dëshiron të largohet apo jo. Por, nëse ekipet e mëdha që janë të interesuara për të, do të stepen për shifra ekonomike, ne do të tentojmë të ulemi për të biseduar rinovimin.

Bellingham është një lojtar i madh dhe klubet e kërkojnë, ne nuk mund të fitojmë një luftë me klubet e mëdha”, është shprehur ai për “Bild”./h.ll/albeu.com


Shtuar 15.11.2022 08:24