Fotoja e shitësit të keqtrajtuar, irritohen qytetarët (FOTO LAJM)

Rasti i një shitësi ambulant, fotot e të cilit u publikuan nga nisma Thurje, ka marrë dhenë në internet dhe media.

Djali në fjalë, quhet Neki Bajraktari dhe në fotografitë e publikuara ai shfaqet i dhunuar barbarisht (sipas lajmeve të publikuara) nga policia bashkiake.

Neki Bajraktari është dhunuar pas rezistencës për të dorëzuar paketat e cigareve të cilat i shiste në një kuti.

Babai i dy fëmijëve as këtë herë nuk i shpëtoi policisë, por përfundoi i rrahur dhe i masakruar.

Pikërisht për këtë rast qytetarët kanë shpërthyer të indinjuar dhe të zhgënjyer nga qeverisja në fjalë, dhe mënyra sesi funksionon policia bashkiake.

Madje ka edhe nga ata komentues që kërkojnë të ngrihen organizatat e të drejtave të njeriut për këto sjellje barbare nga autoritetet. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2018, ora 22:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori