"Foto e ditës", lule vs gaz lotsjellës (FOTO LAJM)

Protesta e sotme e thirrur nga opozita edhe pse në fillim nisi me një gjest fisnik ku disa të rinjë u dhuruan lule policëve, më pas ka shpërthyer në dhunë.

Qindra protestues kanë çarë kordonin e policisë dhe kanë nisur të godasin me sende të forta derën e Kryeministrisë.

Edhe pse dera e këtij institucioni është e blinduar, protestuesit kanë mundur që të thyejnë shumë pjesë të xhamit që ajo mban.

Ndërkohë një foto e publikuar në media po bën xhiron e rrjetit ku shihet një lule që hapi protestën dhe një bombol e gazit lotsjellës që mesa duket po e shpërndan këtë protestë. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2019, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori