Forumi Musliman: ISIS nuk përfaqëson muslimanët
Pëlqej
Forumi Musliman i Shqipërisë përmes një deklarate për mediat distancohet qartazi nga aktet terroriste të ashtëquajturit kalifati i ISIS. Forumi nënvizon se ISIS nuk përfaqëson muslimanët, ndërsa apelon të gjithë shqiptarët muslimanë dhe jo vetëm, t’i përmbahen diturisë, përuljes dhe respektit, si vlera për të cilat shoqëria jonë ka kaq shumë nevojë.

Forumi Musliman i Shqipërisë me indinjatë të thellë po përcjell aktet e dhunës dhe vrasjet masive të një organizate terrori e ashtuquajtur kalifat i ISIS, e cila pas masakrës se mijëra muslimanëve në Siri dhe Irak, së fundmi ka kulmuar me dëbimin dhe vrasjen masive të popullsive minoritare të krishtera, që për shekuj kanë qenë nën mbrojtjen dhe në bashkëjetesë me muslimanët e atyre vendeve. FMSH refuzon me neveri atribuimin e akteve të tilla, si praktika të muslimanëve dhe distancohet haptazi dhe prerë nga sjellje të tilla. Si një organizatë e shoqërisë civile, e cila beson në vlerat më të larta dhe fisnike të Islamit, që kulmon me versetin kuranor “Nuk ka dhunë në fe, është sqaruar e vërteta nga e kota”, Forumi u bën thirrje të gjithë shqiptarëve muslimanë dhe jo vetëm, t’i përmbahen diturisë, përuljes dhe respektit, si vlera për të cilat shoqëria jonë ka kaq shumë nevojë dhe si shembulli më i mirë për të cilën kjo fe na meson” thuhet ne deklarate.

FMSH thekson gjithashtu se po ndjek me vëmendje arrestimet e fundit, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori