Formohet "përbindëshi" në detin Jon, në 18 shtator arrin kulmin: A rrezikohet Shqipëria?

Agjencitë meteorologjike të rajonit janë të shqetësuara në lidhje me disa zhvillime në detin Mesdhe, të cilat nëse shkojnë sipas parashikimeve mund të shkaktojnë shkatërrime në disa shtete.

Sipas agjencisë Meteorologjike të Athinës, janë të gjitha gjasat që në Mesdhe të formohet një Uragan, i cili të përshkojë të gjithë zonën detare deri në jug të detit Jon, raporton albeu.com.

Alarmi është dhënë për Greqinë dhe Turqinë, rruga e cila parashikohet të ketë uragani.

Treguesit paraprakë janë shqetësues, por dita kur do të kuptohet nëse kemi të bëjmë me një fenomen shkatërrues apo jo pritet të jetë 18 shtator, kur edhe do të arrihet kulmi i forcës së uraganit.

Sipas parashikimeve që kanë bërë meteorologët, trajektorja e Uraganit do të jetë përmes Mesdheut duke ardhur deri në jug të detit Jon, dhe më pas për në Greqi dhe Turqi duke shmangur kështu Shqipërinë. /albeu.com
Shtuar më 15/09/2020, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori