I dehur në timon përplasi një makinë dhe u largua nga vendngjarja, arretohet korçari

Policia ka vënë në pranga një 60-vjeçar me iniciale B. P., për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ky shtetas, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka përplasur një “Volkswagen” me drejtues shtetasin K. R., duke i shkaktuar dëme materiale dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, të shtetasit B. P., 60 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 13, Korçë, ky shtetas duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur mjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin K. R., duke i shkaktuar dëme materiale dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 31.01.2022 12:13