Ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, u bë arrestimi i shtetasit F. H., 29 vjeç, banues në Tiranë.

29-vjeçari duke drejtuar automjetin, në rrugën “Gazmend Zajmi”, dyshohet se ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Shtuar 21.06.2023 11:25