Aksident në Kardhiq-Sarandë, dy makina përplasen dhe përfundojnë në kanal

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm pranë Shijanit, në rrugën Kardhiq-Delvinë.

Mësohet se dy automjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal njëra pas tjetrës. Si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Ai është transportuar drejt spitalit të Sarandës.

Ende janë të paqarta shkaqet dhe dinamika e aksidentit.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit./Albeu.com


Shtuar 7.09.2023 08:23