Aksident me vdekje në Sarandë, makina përplaset me motorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës, pasi një automjet ka përplasur një motor.

Mësohet se si pasojë e goditjes që ndodhi në zonën e Qafë-Gjashtës ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit.

Trupi i viktimës është transportuar drejt morgut.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik.
/albeu.com/


Shtuar 28.06.2023 15:41